Flash News

KRYESORE

Basha përkujton Epopenë e familjes Jashari: Të përmbushim amanetin e heronjve tanë në Shqipëri e Kosovë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar sot 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Për kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, 5 marsi i 22 viteve më parë në Kosovë shënon një kthesë të madhe në historinë shekullore.

Përmes një shënimi në Facebook, Basha shkruan se kombi do t’ja dalë të ndërtojë mbi sakrificat e martirëve, të nesërmen e dinjitetit dhe standardeve evropiane.

Shënimi i Bashës

5 marsi i vitit 1998 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri. 22 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për bijtë e shqipes.

Epopeja e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin vuri gjakun në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur! Sot përulemi me nderim përpara veprës se Adem Jasharit, familjes Jashari, bijave dhe bijve të Kosovës që dhanë jetën dhe kurrë nuk u dorëzuan para masakrave, terrorit dhe genocidit barbar.

Sot teksa gëzojmë lirinë e Kosovës kemi akoma shumë për të përmbushur amanetin e heronjve tanë në Shqipëri e Kosovë. Por jam i bindur se kombi do t'ja dalë të ndërtojë mbi sakrificat e martirëve, të nesërmen e dinjitetit dhe standarteve europiane.

Lavdi e pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijve e bijave të Kosovës që dhanë jetën per liri!

Të fundit