Flash News

KRYESORE

Basha përmend emrat e atyre që u vetëvranë për faturat e energjisë: Shteti mafioz i Ramës u bëhet mburojë trafikantëve

Basha përmend emrat e atyre që u vetëvranë për faturat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se 12 kryefamiljarë janë vetëvrarë në Shqipëri sepse nuk kishin të paguanin faturat e energjisë, ndërkohë që ndaj ish-ministrit që akuzohet për trafik droge nuk merret asnjë masë.

Basha ka përmendur me emra shqiptarët e vetëvrarë vetëm sepse janë kapur me një cigare hashash, apo janë arrestuar pasi kanë rilidhur energjinë, ndërsa shteti mafioz i Edi Ramës i është mburojë trafikantëve dhe kriminelëve.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kjo është drejtësia që Sajmir Tahiri dhe Edi Rama u ka dhënë shqiptarëve. Njerëzit e ndershëm, njerëzit e varfër janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin dhe për akuza qesharake.

22 vjeçari Estref Halili nga Kolonja e Lushnjes u arrestua dhe u çua në vetëvrasje për një cigare hashash. Për Tahirin, që është kapur në përgjimet e antimafias me tonelata hashash ju nuk shihni prova.

Melita Çenga, infermiere nga Shkodra, Brunilda Meka nga Korça u hoqën nga puna dhe shkuan drejt vetëvrasjes se nuk mbanin dot familjen. Ju mbroni Tahirin që merrte 30 mijë Euro për ngarkesë.

Resmije Alla 35 vjeç humbi jetën sepse donte që fëmija e saj azmatik të kishte dritë dhe mundësi për pompën e frymës që ti ia ndërpreve se nuk kishte mundësi të paguante. Tahiri merr 9 mijë Euro byzylykë, 15 mijë Euro diamante nga trafikantët dhe ti thua "s’ka prova".

12 kryefamiljarë në një vit të vetëvrarë sepse nuk paguanin dot energjinë elektrike, dhe 5 milionë Euro në muaj nga kryetrafikanti Ministri yt i Brendshëm, po ti nuk ke prova.

Qamil Zela, i burgosur, i vetëvarur për një borxh prej 3 mijë e 200 lekësh ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë që e ke vënë në funksion të bandave të Durrësit, por Sajmir Tahirit i duheshin të paktën 20 milionë Euro për fushatë.

Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini, e dhjetëra të tjerë, i ke çuar ti drejt vetëvrasjes për faturën e energjisë, por për Ministrin tënd të Brendshëm me targë AA003GB që bënte trafik droge ti nuk ke prova.

Ky është shteti yt mafioz që burgos dhe dhunon të varfërit dhe mbron e u bëhet mburojë kriminelëve dhe trafikantëve.

 Basha denoncon darkën e zyrtarëve të PS: Ja kë panë dy miqtë e mi të huaj në restorantin luksoz

Të fundit