Flash News

KRYESORE

Basha përsërit thirrjen për emergjencë nga Durrësi: Të bashkuar do t’a kalojmë këtë fatkeqësi

Basha përsërit thirrjen për emergjencë nga Durrësi:

Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në Thumanë, nga ku i ka bërë thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit që tronditi këtë mëngjes të gjithë vendin.

Pas Thumanës Basha ka shkuar pranë familjeve dhe banorëve të Durrësit.

Që nga Durrësi Basha ka përsëritur thirrjen për emergjencë.

 “E kam të vështirë të gjej fjalë për dhimbjen që prek dhe ndjej tek prindërit dhe të afërmit që kanë humbur më të dashurit e tyre. Por po kaq i prekur jam nga kurajo dhe solidariteti i njerëzve, që megjithë tronditjen, gjejnë forcë për të ndihmuar, për t’iu gjendur pranë bashkqytetarëve dhe familjeve në fatkeqësi.

Nga Durrësi përsëris thirrjen ndaj qeverisë për të mos u vonuar asnjë çast me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për të mbështetur operacionet e emergjencës me bazë materiale adekuate.

Vëllezër dhe motra, të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe për t'ju gjendur pranë çdo bashkëqytetari që ka humbur të afërmit, për ata që janë akoma nën rrënoja, me shpresën dhe lutjet për jetët e tyre, për të lënduarit dhe për të dëmtuarit nga kjo fatkeqësi.

Të gjithë në këmbë, ti japim dorën e ndihmën njëri-tjetrit, pa kushte dhe pa kursyer asgjë. Të bashkuar si një familje e madhe, do t’a kalojmë këtë fatkeqësi.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!”, tha Basha.

Të fundit