Flash News

KRYESORE

Basha përshëndet paktin Greqi- Maqedoni: Erdhi në një moment të shumëpritur për dy vendet

Basha përshëndet paktin Greqi- Maqedoni: Erdhi në një moment

Pas arritjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, ka reagur kreu u Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha vlerëson rolin e dy qeverive dhe qasjen e faktorit ndërkombëtarë duke u dhënë fund mosmarrëveshjeve disa-vjeçare mes dy fqinjve.

Në fund të prononcimit të tij, kreut i PD shpreh besim ne permbylljen sa me pare te antaresimit ne NATO te Maqedonise Veriore, dhe me tej per udhetimin se bashku drejt procesit plot sfida dhe shprese te integrimit ne BE te dy vendeve tona.

Statusi i plotë:

Personalisht dhe ne emer te Partise Demokratike pershendes marreveshjen midis kryeministrave Tsipras dhe Zaev, lidhur me emrin e fqinjit tone lindor, nga sot Maqedonia Veriore.

Kjo marreveshje si akt i pjekurise politike u jep merite dy qeverive dhe faktoreve politike vendas dhe nderkombetare qe i mbeshteten duke permbyllur ne kete menyre nje teme te zgjatur kontesti ne rajon.

Personalisht dhe ne emer te Partise Demokratike duke uruar finalizimin me sukses te kesaj marreveshje per zgjidhjen e pengeses se fundit, shpreh besim ne permbylljen sa me pare te antaresimit ne NATO te Maqedonise Veriore, dhe me tej per udhetimin se bashku drejt procesit plot sfida dhe shprese te integrimit ne BE te dy vendeve tona.

Të fundit