Flash News

KRYESORE

Basha përshëndet tërheqjen e Kie: Shqipëria, i vetmi vend në Evropë ku nuk ka zgjedhje të lira

Basha përshëndet tërheqjen e Kie: Shqipëria, i vetmi vend

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp ka shprehur shqetësimin se Shqipëria është i vetmi vend ku nuk mund të zhvillohen zgjedhje të lira.

“Shqipëria është i vendi end në Evropë ku nuk zhvillohen zgjedhje të lira.

I vetmi end në botë ku zgjedhjet vidhem me kriminelë haptazi.

Pa ndëshkuar kriminelët që vodhën zgjedhjet dhe pa larguar Edi Ramën në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje të lira.

Të dielën ai do të bëjë gjithçka që farsa e Ramës mos të kryhet. Regjimi i Edi Ramë nuk po i bën presion të gjithë punonjësve të administratës publike që të dalin të votojnë. Ky është dhunim flagrant i lirisë. Dhunim e poshtërim i dinjitetit të njeriut.

Drejtorët, ministrat shefat në administratë kanë marrë rolin të fortëve. Edhe pse i vetëm në këtë votim, Edi Rama nuk heq dorë nga dhuna dhe nga krimi. “, tha Basha në konferencë për shtyp.

Gjithashtu, Basha përshëndeti tërheqjen e Këshillit të Evropës nga monitorimi i zgjedhjeve tw 30 qershorit.

“Dua të përshëndes vendimin e Këshillit të Europës për t’u tërhequr nga monitorimi i farsës së 30 qershorit.

Arsyet janë ato që kemi thënë: Nuk ka konkurencë pa pjesëmarrjen e opozitës. Janë zgjedhje pa kuptim politik. Është një vendim i pastër politik, një distanicm i prerë nga zgjedhjet fallco një partiake, nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Europë nga organizata kryesore që mbron të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe pavarësisë së pushteti lokal.

Këtë vit, Këshilli i Europës u tërhoq, për herë të parë në historinë e tij, nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në një vend anëtar të tij.”, tha Basha.

Ai shtoi se tashmë po bëhen të qarta për të gjithë përmasat e skandalit kushtetues, ligjor dhe politik të 30 qershorit.

“Qëndrimi i opozitës mbetet i prerë: Këto nuk janë zgjedhje. Ato nuk ekzistojnë as ligjërisht, as praktikisht.

Këtë qëndrim ia kam bërë të qartë ditët e fundit të gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve që po përpiqen të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike. U kam shprehur të vërtetën se votimi farsë antikushtetues, antiligjor dhe i kriminalizuar do ta thellojë krizën dhe do ta fusë Shqipërinë në një fazë me kosto të lartë për vendin.”

Të fundit