Flash News

KRYESORE

Basha: Plani i Ramës për destabilizim dhe luftë do të dështojë, Shqipëria rrezikon gjithçka

Basha: Plani i Ramës për destabilizim dhe luftë do të

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se ka ardhur koha që Edi Rama të dalë përpara drejtësisë dhe së bashku me largimin e tij, do të mbyllet kapitulli i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe Shqipëria do t’u rikthehet vlerave evropiane.

“Sa i përket 30 qershorit, plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë.

Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë në mbrojtje të demokracisë për të mos lejuar farsën elektorale dhe krimin kushtetues të regjimit autokratiko-kriminal. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit të Edi Ramës.

Ju ftoj të jemi të vendosur dhe të bashkuar në këtë betejë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për Shqipërinë si gjithë Evropa, për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.”, tha Basha.

Lideri i opozitës tregon mënyrën e vetme se si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas tij, nuk ka asnjë pikë dyshimi se një qeveri e re, një qeveri e ndershme do të jetë në gjendje të hapë menjëherë negociatat me BE-në.

“Në gjendjen ku kemi përfunduar, Shqipëria rrezikon gjithçka. Shqipëria ka nevojë për siguri, për shtet ligjor dhe për mirëqeverisje. Shqipëria ka nevojë të bëhet pjesë e Europës sa më parë.

Nuk ka asnjë pikë dyshimi se një qeveri e re, një qeveri e ndershme do të jetë në gjendje të hapë menjëherë negociatat me BE-në. Do të jetë në gjendje të tërheqë investime të huaja. Do të jetë në gjendje të krijojë mundësi pune dhe sipërmarrjeje. Një qeveri e re do të jetë në gjendje të luftojë krimin e organizuar dhe të çlirojë ekonominë e politikën nga krimi.

Por që Shqipëria të ketë një qeveri të tillë, duhet që të ketë zgjedhje të lira. Zgjedhjet e manipuluara, zgjedhjet e fituara me kriminelë, sjellin qeveri kriminale si kjo e Edi Ramës.”, tha Basha.

Ai shtoi se përgjegjësit duhet që të gjykohen dhe dënohen.

“Ka vetëm një mënyrë se si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Daljen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur zgjedhjet - politikanë, zyrtarë, dhe kriminelë. Që të ndodhë kjo, duhet që Edi Rama të largohet nga kryeministër.

Këto dy kushte janë të panegociueshme për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.”, përfundoi ai.

Të fundit