Flash News

KRYESORE

Basha: Policia e Ramës dhe e Safet Gjicit po pushtojë universitetet; pasoja të rënda po nuk u tërhoqën

Basha: Policia e Ramës dhe e Safet Gjicit po pushtojë universitetet;

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka denoncuar ndërhyrjen e policisë për të larguar studentët nga fakultetet ku po protestojnë.

Basha tha se kryeministri Edi Rama, me policinë e shtetit dhe atë private të Safet Gjicit, po përpiqen të pushtojnë hapësirat universitare.

“Edi Rama me policinë e shtetit dhe me policinë private të Safet Gjicit po përpiqet të pushtojnë hapësirën universitare. Mbrëmë deri në orën 4 të mëngjesit është përpjekur të pushtojë hapësirat tek fakultetit juridik ku janë ngujuar studentët dhe sot po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë në godinën e fakultetit ekonomik.

Kjo është një shkelje flagrante e ligjit i cili ndalon prezencën e policisë në ambientet akademike përveçse në rastet emergjente”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së paralajmëroi se do të ketë pasoja të rënda nëse vazhdon më tej operacioni i pushtimit, siç e quajti ai, të hapësirave universitare.

“Dua të dënoj në mënyrën më të prerë këtë dhunë që po ushtrohet ndaj studentëve dhe të paralajmëroj të gjithë, duke nisur nga polici më i thjeshtë, tek drejtori i policisë, tek ministri Lleshaj dhe vetë Edi Ramën për pasojat më të rënda që do të ketë vazhdimi i këtij operacioni pushtimi të hapësirës universitare”, theksoi Basha.

Të fundit