Flash News

KRYESORE

Basha premtoi: 'nuk do këputet asnjë lule'. Veliaj i mbjell sot te Piramida, që 't'u japë mundësi' opozitarëve të shtunën

Basha premtoi: 'nuk do këputet asnjë lule'. Veliaj i mbjell

Kryetari i opozitës ka theksuar në shumë fjalime vendosmërinë e tij dhe të mbështetësve se protesta do të jetë paqësore. "As një lule nuk do të këpusim", ka thënë Basha. Fjala është mbajtur edhe gjatë 85 ditëve të protestës opozitare në Bulevard, por edhe gjatë bllokimit një orësh të akseve hyrëse në Tiranë më 24 prill.

Një protestë e paralajmëruar në Kavajë nuk u mbajt për arsye se Kryeministri i tërhoqi dy kandidatë e tij nga gara për Bashkinë, një socialist dhe një 'të pavarur'.

Të shtunën në mesditë, Basha mbledh në Tiranë Opozitën e Bashkuar, në atë që është quajtur 'nëna e të gjitha protestava apo Marshimi i Madh Kombëtar.

Premtimi mbetet i njëjti: as edhe një lule nuk do të këpusim.

Sot kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj është kujdesur që të popullojë me lule hapësirën mes Piramidës dhe vendit ku ndodhet Çadra e protestës.

Jo vetëm i këputën, por edhe i shkelën, do të jetë postimi në Facebook i Veliajt me dy fotot krahasuese-para dhe pas, të shtunën pasdite.

Të fundit