Flash News

KRYESORE

Basha pret kryetarin e PD-së në Londër: Avokat që ka fituar një betejë të madhe ligjore për shqiptarët në Britani!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka pritur sot në një takim Naim Hasanin, Kryetarin e Partisë Demokratike në Londër.

“Pas pritjes së mrekullueshme që më bënë bashkëatdhetarët e Londrës, pata kënaqësinë të pres në Tiranë, Z. Naim Hasani, Kryetarin e PD, Dega Londër dhe avokatin e parë shqiptaro-britanik qe ka mbrojtur një çështje ligjore para Gjykatës Supreme Britanike.

Hasani më informoi mbi vendimin historik të datës 21 Dhjetor 2017 nga Gjykata Supreme Britanike, e cila ka hedhur poshtë urdhërat e Ministrisë së Brendshme Britanike të vitit 2013, që në menyre automatike u hiqnin shtetësine Britanike dy shtetasve shqiptare per shkak se ishin regjistruar si shtetas te Kosovës, dhe ka konfirmuar se ata jane shtetas Britanike me identitetin e tyre shqiptar.

Gjykata Supreme ka vendosur gjithashtu në mënyrë të qartë se edhe personat e tretë, sic jane femijet e tyre, duhet te qendrojne shtetas Britanikë.

Ky ështe një vendim me rëndësi jetike dhe një arritje e madhe për te gjithe shqiptarët në Britani dhe familjet e tyre, që ndodhen në situatë të ngjashme ligjore.

E përgëzova Z. Hasani për punën e tij shumëvjecare që u kurorezua me këtë fitore ligjore të përmasave historike, dhe e uroj atë dhe çdo bashkqytetar qe i gëzohet fryteve të këtij vendimi jetik per shumë shqiptare në Britani dhe familjarët e tyre” – shkruan Basha.  

Të fundit