Flash News

KRYESORE

Basha pret në seli të rinjtë e FRPD, Këlliçi: Diskutuam se ku u gabua më 25 qershor; jemi të bashkuar dhe të vendosur

Basha pret në seli të rinjtë e FRPD, Këlliçi:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim të rinjtë e FRPD-së, të drejtuar nga Belind Këlliçi.

Pas takimit, Këlliçi njoftoi se me Bashën diskutuan në mënyrë të hapur mbi atë se ku u gabua në zgjedhjet e 25 qershorit, çfarë nuk duhet te ishte bërë dhe çfarë mund të bëhej më mirë. Kreu i FRPD thekson se bashkë me Bashën janë të vendosur për rrugëtimin drejt kthimit të shpresës dhe besimit në Shqipëri.

Reagimi:

Pas një diskutimi të hapur e konstruktiv me Kryetarin e Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha mbi atë se ku u gabua për zgjedhjet e 25 qershorit, çfarë nuk duhet të ishte bërë dhe çfarë mund të bëhej më mirë, ne nisim të vendosur dhe të bashkuar rrugëtimin jo të lehtë për kthimin e shpresës dhe besimit.

Qëllimi ynë kryesor dhe i përbashkët është qe t’i shkurtojmë sa më shumë ditët kësaj qeverie dhe këtij kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin dhe trafikun e drogës.

Rinia shqiptare nuk e meriton Edi Ramën në krye!

Të fundit