Flash News

KRYESORE

Basha pret në takim artistët: Jemi kundër shembjes së Teatrit; Rama do ndërtimin e kullës

Basha pret në takim artistët: Jemi kundër shembjes së

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në takim disa aktorë që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar dhe projektligjin për artin dhe kulturën.

Në konferencën për media, Basha tha se nuk është surprizuar nga plani i kryeministrit Edi Rama për prishjen e Teatrit, por ndihet i revoltuar. Kryeopozitari theksoi se plani i Ramës që kur u bë ministër i Kulturës ka qenë prishja e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi aty i kullave.

Basha kundërshtoi edhe projektligjin për artin, të cilin e konsideroi akt bolshevist dhe stalinist.

“Është kompleksi i artisti të dështuar që e çon drejt urrejtjes ndaj artit. Edi Rama e urren mendimin e pavarur, mendimin ndryshe. Aktet që po ndërmerr ndaj artistëve janë akte bolsheviste. Ligji për artin dhe kulturën është një ligj stalinist”, tha Basha.

Të fundit