Flash News

KRYESORE

Basha: Prokuroria nuk po vepron, katër lëvizjet që duhet të bënte për rastin Xhafaj

Basha: Prokuroria nuk po vepron, katër lëvizjet që duhet të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, renditi katër pika, që sipas tij duhet të kishte vepruar prokuroria pas denoncimeve të bëra nga selia blu sa i takon Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tij.

Së pari, Basha tha se Xhafaj duhet ti nënshtrohet ligjit antimafia për pasuritë, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Xhafajt, si rezultat i të cilave, vëllai i tij, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia Italiane nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, së treti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit si dhe duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafaj.

“Në këtë situatë duhej që ndaj vetë Fatmir Xhafës të kishte nisur një hetim i gjithanshëm nga Prokuroria.

  1. Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit antimafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz.
  2. Së dyti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave, vëllai i tij Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia Italiane me 7 vjet e 2 muaj nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, as në Itali dhe as në Shqipëri.
  3. Së treti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit.
  4. Së katërti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafaj”, deklaroi Basha.

Por, as prokuroria dhe as policia nuk mund të veprojë sa kohë Xhafaj është në detyrë. “Ministria e Brendshme, as Policia, as Prokuroria e kapur nga dyshja Rama-Xhafa, nuk vepron dhe nuk do të veprojë sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës”, theksoi kreu i PD-së.

 

Të fundit