Flash News

KRYESORE

Basha: Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorët, unë jam në anën e njerëzve

Basha: Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorët,

Kryetrari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur dekoratave të bëra sot nga deputet të Partisë Socialiste.

Në një reagim në Twitter, kreu i demokratëve thotë se propaganda e Ramës i ka ndezur motorët teksa thekson se hendeku midis oborrit të kryeministrit dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet.

Unë jam në anën e njerëzve, mbyll Basha reagimin e bërë në Twitter.

“Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorët. Shpifje e përbaltje nga shërbëtorët e mercenarët e Rames për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!”, shkruan Basha.

Të fundit