Flash News

KRYESORE

Basha propozim për reformën zgjedhore: Parlament me 100 deputetë dhe sistem mazhoritar, kryeministri të zgjidhet nga populli

Basha propozim për reformën zgjedhore: Parlament me 100 deputetë

Kryedemokrati, Lulzim Basha e ndau “Republikën e Re” në dy pjesë, atë politike dhe atë ekonomike.

Duke folur në Top Story Basha shpjegoi anën politike. 

“Pjesa politike është ndryshim i thellë i Kushtetutës. Në Shqipëri ka humbur lidhja mes pushtetarit dhe qytetarit dhe kjo ka ndodhur gradualisht. Përgjegjësia është e të gjitha palëve politike, por veçanërisht e autorëve të ndryshimeve kushtetuese të 2008. Në bazë të këtyre ndryshimeve, deputetët nuk kannë lidhje me qytetarët dhe u mjafton ta kenë mirë me kryetarin e partisë. Vetë deputetët zgjidhen për të kontrolluar qeverinë, por me këtë sistem qeveria i kontrollon ata. Ne duam që në radhë të parë të kthejmë pushtetin tek qytetarët. Futja e sistemit amerikan ‘recall’, që do të thotë që një deputet mund të shkarkohet përmes referendumit në zonën e tij. Me këtë mund të shkarkohet Kryeministri dhe kryebashkiaku e të tjerë dhe nuk lidhet më fati i një politikani me fatin e një oligarku dhe  biznesmeni.

Kryeministri të zgjidhet nga populli dhe të shkarkohet nga populli. Më e rëndësishmja është që fati i Parlamentit nuk lidhet me fatin e Kryeministrit. Ky Parlament nuk e kontrollon Qeverinë, nuk kontrollon kryeministrin.

Deputetët do të zgjidhen në zona direkte mazhoritare me 100 gjithsej, pa korrektim. Të kemi vetëm 100 deputetë”, tha ai.  

Lulzim Basha thotë më 25 qershor shqiptarët do të jenë përballë një zgjedhjeje të vetme të vërtetë që bazohet tërësisht tek ekonomia dhe ringritja e saj.

Të fundit