Flash News

KRYESORE

Basha propozon dalje me orar dhe për pensionistët: Po praktikohet në vende të tjera

Basha propozon dalje me orar dhe për pensionistët: Po praktikohet

Në video-konferencën live me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal edhe te masat e marra për pensionistët për parandalimin e koronavirusit.

Qeveria u ka ndaluar rreptësisht daljen nga shtëpia, masë që Basha propozon të rishikohet. Ai tha se dhe në vende të tjera për pensionistët ka një orar kur mund të dalin, megjithëse shtoi se nuk mund të bëjë ekspertin në këtë pikë.

Ai shtoi se është e pafalshme që të ketë mungesë likuiditeti për pensionistët.

Ka disa mënyra si mund të ndihmojmë të moshuarit. Është e pafalshme që të kenë mungesë likuiditeti.

Është e rëndësishme të përfitojnë të gjitha familjet. Kjo vlen për moshat e treta dhe për pensionistët.

Një nga modelet që ka në disa vende është dalja në një orar të caktuar. Është një model që s’ka pse mos shqyrohet. Nuk jam ekspert në këtë fushë, gjithsesi. E rëndëishme është që kjo moshë të ketë respektin e duhur”, tha Basha.

Të fundit