Flash News

KRYESORE

Basha propozon paketën për rimëkëmbjen e biznesit: Të ndalojmë dimrin ekonomik në Durrës

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka ripropozuar një plan me 5 pika që sipas tij do të shërbejë për ndalimin e rrënimit të ekonomisë në qytetin e Durrësit pas tërmetit shkatërrues.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një "dimër ekonomik" me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste”, thekson Basha.

Përmes një postimi në Facebook, ai rendit 5 pika, si më poshtë.

 

Edhe dy ditë më parë Basha ka propozuar planin për rimëkëmbjen e ekonomisë, pas takimeve të bëra me disa pronarë biznesesh në qytetin e Durrësit.

Basha inspekton disa prej sipërmarrjeve në Durrës dhe propozon masa me efekt të menjëhershëm

Të fundit