Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha: Protestat tona bindën 2 në 3 socialistë të refuzonin Ramën, ju tregoj vjedhjet e fundit
Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi në Patos se 2 në 3 socialistë refuzuan më 30 qershor qeverisjen hajdute dhe kriminale të Edi Ramës, duke u rreshtuar kundër juntës kriminale.. Zoti Basha iu referua shembullit të Bashkisë së Patosit, ku pjesëmarrja në votime ishte e ulët.
“Sa i përket pjesëmarrjes reale, përfshirë ata që janë detyruar me forcë, në bashkinë e Patosit, refuzimi masiv ka arritur një tjetër rekord me 13 përqind. Kjo do të thotë se në Patos vetëm 1 në 3 socialistë ka shkuar të votojë në procesin farsë të 30 qershorit, ndërsa 2 në 3 kanë vendosur ta bojkotojnë këtë farsë dhe të rreshtohen në krahun e vëllezërve dhe motrave të tyre demokratë, kundër juntës kriminale, kundër hajdutërisë, barbarisë dhe grabitjes së Edi Ramës.”- tha Basha.
Kryetari i PD vuri në dukje se ky nuk është rezultat i arritur brenda një jave, por i protestave dhe i qëndrimeve politike të PD dhe opozitës, siç ishte djegia e mandateve parlamentare. “Janë pikërisht protestat popullore, është qëndresa juaj, kurajo juaj, vendosmëria juaj që ka zgjuar kurajon dhe ka vetëdijësuar gjithë shqiptarët përfshirë zgjedhësit e ndershëm socialistë, se 30 qershori nuk bëhej për ta, por për një klikë hajdutësh, që ka thyer çdo rekord babëzie dhe hajdutërie në Shqipëri dhe në Ballkan.tha zoti Basha, i cili u kujtoi qytetarëve të Patosit disa nga mashtrimet dhe vendimet e qeverisë së Ramës për vjedhjen e tyre. “A nuk është kjo klikë hajdute që e zvarriti statusin e minatorit sa mundën?! Kaluan ligjin në momentin e fundit dhe kanë kaluar 2 vjet dhe ligji është në fuqi, por nuk zbatohet! A nuk janë këta që mashtruan banorët e Zharrëzes?! A nuk janë këta përfituesit e drejtëpërdrejtë të vjedhjes kolosale që i bëhet një prej pasurive më të mëdha të Shqipërisë dhe të gjithë Europës, siç është pellgu naftëmbajtës i Patos-Marinzës?! A nuk janë këta që përzunë investitorët e huaj perëndimorë për ta grabitur më kollaj naftën dhe nxitur kontrabandën dhe evazionin?!”
Lideri i opozitës tha se në vend të qeverisjes, Edi Rama ka ndërtuar një sistem banditesk grabitjeje. “Çdo vendim, çdo akt qeverie, çdo ligj parlamenti, çdo rregullore, çdo gjë është për të vjedhur dhe për të grabitur. Jo vetëm me vjedhjen e buxhetit, vjedhjen në dogana, që ka kapur nivele të padëgjuara që në ditët më të zeza të qeverisjes së Fatos Nanos, vjedhjen me tatimet, vjedhjen me tenderat. Tani po vjedhin me koncensionet dhe PPP-të. Ka shkuar çmimi për kilometër rruge në Shqipëri 5 herë më i lartë se sa në Japoninë e tërmeteve, 10 herë më i lartë se sa çmimi mesatar europian, siç është vjedhja në rrugën Milot-Balldren, siç është vjedhja në rrugën Vlorë-Orikum.”- u shpreh lideri i opozitës.
Për të treguar se Rama nuk do të ndalet në vjedhjet e tij deri në momentet e fubdit si kryeministër, Lulzim Basha renditi edhe disa afera të tjera korruptive të këtyre javëve të fundit. “Këtë verë kanë planifikuar edhe vjedhje të tjera, vjedhjen me uniformat e policisë ku kanë dyfishuar çmimin. Po bëjnë gati koncensionin 100 euro tarifë shtesë çdo biznesi për një tjetër truk me gjoja një kompani kroate, për të marrë 100 euro nga çdo biznes, a thua nuk e kanë këputur me taksa, gjoba, me çmimin e naftës, me çmimin e energjisë. Teatri, vjedhje e pastër njësoj si Unaza e Re, njësoj si stadiumi e kështu me radhë.”- tha ai.
Kreu i opozitës tha se kjo kupë të mbushur dhe e derdhur hajdutërie qeveritare dhe varfërimi të shqiptarëve solli reagimin popullor të 30 qershorit. “Protestat dhe vendimet për djegien e mandateve që vetëdijësuan shqiptarët se kjo luftë nuk bëhej për karriget dhe mandatet tona, nuk bëhej për privilegjet e pushtetit, por bëhej për qytetarët. Ndaj dhe protestat nuk u shuan, por u bënë gjithnjë e më të mëdha, gjithmonë e më të vendosura, gjithmonë e më të fuqishme, për të kulmuar me 30 qershorin. Kurrë më parë nuk kemi pasur një bashkim të tillë të qytetarëve. 85 përqind e shqiptarëve iu përgjigen thirrjes tonë dhe refuzuan farsën, refuzuan regjimin e Edi Ramës. U bënë pjesë e shumicës "Rama ik".”- theksoi Basha.
Ai shprehu mirënjohjen për besimin që qytetarët treguan tek PD dhe opozita.
“Brenda këtij refuzimi popullor, ka edhe një lajm tjetër shumë të madh. 30 qershori nuk është thjeshtë dhe vetëm refuzimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij, nuk është thjesht një kryengritje masive popullore kundër mjerimit ekonomik që ai ka mbjellë, papunësisë, varfërisë. Është edhe një thirrje popullore për ndryshim. Dhe kjo thirrje i drejtohet të vetmit faktor politik që ka kapacitetet, burimet njerëzore, vizionin, planin për ta bërë këtë ndryshim të mundur, që është Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar.”- përfundoi Basha.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38