Flash News

KRYESORE

Basha me protestuesit në 21.30 për fjalimin 'e lamtumirës'. Çadra 'i ul flatrat' në orën 1 të mëngjesit të së premtes

Basha me protestuesit në 21.30 për fjalimin 'e

Pas publikimit të marrëveshjes Rama-Basha, një ndër pyetjet e para të formuluara nga shumëkush ka qenë 'po Çadra kur mbyllet?'. Raportimet kanë qenë kontradiktore, dhe fillimisht është raportuar për orën 19.00 dhe më pas 19.30, duke e lidhur me mbërritjen në çadër të kryetarit të Opozitës, për atë që pritej të ishte 'fjalimi i lamtumirës'.

Basha ka mbërritur në çadër në orën 19.30 dhe ka mbajtur një fjalim, por pa shpallur mbylljen. Më pas, burime nga Partia Demokratike kanë sqaruar për Politiko.al se Lulzim Basha do të jetë në çadër në orën 21.30 për fjalimin përmbyllës të një proteste 90 ditëshe.

Çadra përfundimisht do të mbyllet në orën 1 të mëngjesit të së premtes.

Të fundit