Flash News

KRYESORE

Basha: PS t’i thërrasë mendjes, Rama tentoi të kapte Gjykatën Kushtetuese

Basha: PS t’i thërrasë mendjes, Rama tentoi të kapte

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se tentativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga shumica, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi. Në konferencën për shtyp, ai i bëri thirrje Partisë Socialiste që t’i thërrasë mendjes, e të lejë lojërat.

“Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi

Kemi qenë dëshmitarë të një ngjarjeje të paprecedentë, rasti i Edi Ramës që kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese. Rama synonte ose ta kapte ose ta bllokonte.

Mazhoranca u përpoq të uzurponte institucionin e presidentit, të kapte Kushtetutesen. Lehtësia që u mundua ta kalonte këtë, tregon dimensionin e vërtetë kriminal të situatës.

Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese, sepse duhet te gjykoje disa çështje me shumë rëndësi. Kjo është çështja e 30 qershorit, çështja e shkarkimit të presidentit.”, tha Basha.

Ai paralajmëroi Ramën se nuk mund t’ia hedhë dot Bundestagut me manovrat e tij.

“Gjykata Kushtetuese është kushti i Bundestagut. Nëse mendon se mund t’ia hedhë, bën shumë gabim. Bundestagu është institucioni më i informuar për atë çfarë po ndodh në Shqipëri. I bëj thirrje PS-së, t’i thërrasë mendjes, të lërë lojërat e të lejojë krijimin Gjykatës Kushtetuese.”, u shpreh kreu i PD-së.

Të fundit