Flash News

KRYESORE

Basha: Pse Shqipëria është më pak e pëlqyeshme në Rajon nga bizneset

Basha: Pse Shqipëria është më pak e pëlqyeshme në

Kryedemokrati Lulzim Basha, në takim në Vlorë, u shpreh se Shqipëria fatkeqësisht është më pak e pëlqyeshme në Rajon nga bizneset.

Sipas Bashës, shkak janë “mungesa e politikave ekonomike, politika plotësisht e gabuar fiskale dhe korrupsioni”.

Lideri i PD u shpreh më tej se vizioni i PD për të ringjallur ekonominë përbëhet nga 3 shtylla kryesore: çlirimi i tregut nga monopolet, oligarkia dhe korrupsioni; një politikë fiskale, që nxit prodhimin dhe punësimin; orientimi nga prioritet e ekonomisë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Nuk mundet askush, sado kohë të ketë qenë në paradhomat e PD dhe tani në paradhomat e PS, të marrin tendera nga 200-300 milionë euro pa studim fizibiliteti.

Të gjitha kontratat e 2.9 miliardë euro PPP dhe koncesione të 5 individëve dhe korporatave të tyre, do të anulohen dhe çdo cent publik, do të rikthehet tek arka e shtetit.

Platforma antimafia do të godasë këtë element të përparuar të korrupsionit, por ne besojmë se platforma fiskale e taksës së sheshtë 9%, thjeshtimi i sistemit fiskal, do të ndihmojnë në reduktimin e korrupsionit. · 5 Prioritet e PD për zhvillimin e e ekonominë janë turizmi, për të mos patur në çdo cep të bregut nga një klient të qeverisë; energjetika, teknologjia e informacionit. bujqësia dhe agroturizmi, logjistika.

PD është parti pro sipërmarrjes, sepse objektivi ynë numër 1 është punësimi. Sa më shumë vende pune do të jeni në gjendje të krijoni, aq më mirë do t’ju mbajmë.

Të fundit