Flash News

KRYESORE

Basha publikon foto duke buzëqeshur nga takimi me kreun e PEE: Një demokrat dhe europian i madh

Basha publikon foto duke buzëqeshur nga takimi me kreun e PEE: Një

Kryedemokrati Lulzim Basha ka udhëtuar sot drejt Brukselit ku ka realizuar një takim me kreun e Partive Popullore Europiane, Joseph Daul.

Basha ka publikuar në ‘Twitter’ një foto duke buzëqeshur me Daul. Kryedemokrati e ka cilësuar këtë takim si të shkëlqyer, ndërsa shkruan; “Me Presidentin e PPE Joseph Daul. Takim i shkëlqyer me një demokrat dhe europian të madh. Shqipëria si Europa”.

Ndërsa më herët kryedemokrati shkroi në Twitter, “Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike”.

Të fundit