Flash News

KRYESORE

Basha publikon foton: Biznesmeni që goditi mbrëmë policin, shtrëngon duart me Ramën

Basha publikon foton: Biznesmeni që goditi mbrëmë policin,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një foto të biznesmenit që përplasi makinën e policisë mbrëmë, duke shtrënguar duart me kryeministrin Edi Rama.

“Ja ku buron guximi dhe pushteti i bandave kriminale. Makina qe goditi policine mbreme ne Elbasan, eshte ne emer te Petrit Celes qe po shtrengon duart me Edi Ramen ne prani te kumbarit Qazim Sejdini. Policet e ndershem te Elbasanit denoncuan mbreme se i biri, Sueli ishte ne fakt ne makine, sebashku me dhendrin e Sejdinit. Edhe Edi Rama e di mire, por kjo eshte zgjedhja e tij; shtrengimi i duarve me krimin, per te siguruar vota ne zgjedhje”, shprehet Basha, duke mbështetur dhe me foto fjaët  e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku një Audi A8 e blinduar goditi makinën e policisë. Deri tani, policia ka arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim biznesmenin e njohur Petrit Çela.

 

Të fundit