Flash News

KRYESORE

Basha publikon fotot e dy familjeve ku festoi Krishtlindjet: Mesazhi në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja

Basha publikon fotot e dy familjeve ku festoi Krishtlindjet: Mesazhi në

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka postuar, në rrjetin social Facebook, disa foto nga dy familje ku ishte për vizitë me rastin e Krishtlindjeve.

Basha shkruan se ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja.

“Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”, shprehet kreu i demokratëve.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja.

Pata nderin të ndalesha për të uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Dom Simon Kullin.

Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen.

Të fundit