Flash News

KRYESORE

Basha publikon shifrën shqetësuese: 1747 biznese u mbyllën vetëm në janar

Basha publikon shifrën shqetësuese: 1747 biznese u mbyllën

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar një shifër shqetësuese të dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ku rezulton se janë 1747 biznese të mbyllura vetëm në muajin janar të këtij viti. Kjo situatë është përkeqësuar me 35% krahasuar me një vit më parë.

Sipas Bashës, mbyllja e bizneseve janë dëshmia kritike për krizën e rëndë ku ndodhet vendit, i cili ka nevojë për një ndryshim të thelllë politik dhe ekonomik.

Reagimi:

1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.

1747 biznese që nuk munden më.

Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.

1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

Të fundit