Flash News

KRYESORE

Basha publikon videon: Kush është Loran Sevi, drejtor i Ministrisë së Brendshme që po prish provat e Tahirit me urdhër të Ramës e Xhafës

Basha publikon videon: Kush është Loran Sevi, drejtor i

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka publikuar një video ku shfaqet Loran Sevi, gjatë shoqërimit të Tahirit në “Opinion”.  Loran Sevi aktualisht mban detyren Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Basha shprehet se  Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit po prishin provave me urdhër të Xhafës dhe Ramës.

Denoncimi i Bashës:

Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës: “Përshëndetje z. Kryetar.

Personi ne foto dhe video ështe Loran Sevi i cili aktualisht mban detyren Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin "Saimir Tahiri" 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion" në studion e "TV Klan".

Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa. 

Bashkëlidhur "linkun" e Ministrisë së Punëve të Brendshme" në të cilin konstatohet detyra dhe funksioni i Loran Sevi.

Të fundit