Flash News

KRYESORE

Basha pyetet për shkarkimin e mundshëm të Zgurit: Rama është i gatshëm të zhvishet lakuriq për të larguar vëmendjen nga dosja ‘Tahiri’

Basha pyetet për shkarkimin e mundshëm të Zgurit: Rama

Në përfundim të fjalës së tij para medieve, Basha është pyetur në lidhje me vendimin e Grupit Parlamentar të PS për të shkakruar kreun e KQZ-së, Klement Zguri, pasi ai refuzoi heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Mallakastrës, për të cilin Partia Socialiste ka kërkuar t’i hiqet mandati për shkak se sipas saj ka qenë i dënuar për vjedhje.

Në lidhje me këtë kryetari i opozitës është përgjigjur se këto janë vetëm disa mënyra për të larguar vëmendjen nga patentat e Saimir Tahirit dhe paratë e drogës. Basha përgjigjet se Rama është i Gatshëm të zhvishet edhe lakuriq vetëm për të larguar vëmendjen nga çështja e Saimir Tahirit.

"Edi Rama është gati të zhvishet lakuriq për t’iu shmangur pyetjes: Pse e mbrojti Sajmir Tahirin? Pse nuk flet një fjalë për paratë e drogës dhe patentat e lundrimit të Sajmir Tahirit të kapura? Ke dy javë që hesht dhe bën gjithçka për t’iu shmangur këtyre pyetjeve. Dhe përgjigjja për pyetjen që sapo shtruat është në këtë kontekst.  Po bën e do të bëjë gjithçka, por nuk do t’ia dalë”,- i është përgjigjur Basha gazetares.

Të fundit