Flash News

KRYESORE

Basha qetëson pronaren e ‘Fast-Food’ pranë shkollës, për drekën që do paguajë shteti për fëmijët

Basha qetëson pronaren e ‘Fast-Food’ pranë shkollës,

Gjatë ecjes dhe takimeve me banorë te Kuçovës, Basha ka diskutuar me një pronare fast food-i, e cila ishte e shqetësuar që dreka që do paguajë shteti për femijet e shkollave, me Bashën kryeministër, mund ta lërë atë pa punë.

Mirëpo Lulzim Basha, e ka sqaruar se i gjithë plani i tij ekonomik është integral dhe i kombinuar, dhe do të sjellë rritje të konsumit, pra dhe rritje të xhiros së saj. Plani ekonomik po pritet mirë nga qytetarët sidomos nga pensionistët.

Një i pamundur i tha sot Lulzim Bashës që merrte vetëm 23 mije lekë të vjetra në muaj. “As për bukë e ujë nuk më del”- tha qytetari. Basha i sqaroi banorët e Kuçovës që paratë e shqiptarëve nuk do të shkojnë për pllaka e palma. Ulja e taksave do jetë oksigjen për ndërmarrjet e vogla që, do u mundësojë rritjen e krijimin e vendeve të reja të punës. Në shumë prej dyqaneve ku u ndal Basha, tregtarët thanë se sot skishin shitur asgjë. Ndaj, tha Basha, plani im rrit konsumin, sjell paranë ne qarkullim, ndez motorrin e ekonomisë.

Të fundit