Flash News

KRYESORE

Basha, Rama dhe Meta. Kush ka dalë më shumë në televizione dhe portale gjatë fushatës? Gjetjet surprizë të studimit të UT

Nuk është ai që keni menduar. Gjasat janë që të gjithë i jeni përgjigjur pyetjes së titullit të Politiko.al: Edi Rama. Në fakt, sipas matjeve të një studimit të Universitetit të Tiranës, me mbështetjen e Fondacionit gjerman Konrad Adenauer, lideri i opozitës, Lulzim Basha ka zënë më shumë hapësirë në televizonet dhe portalet shqiptare.

Por kjo është një përgjigje gjysëm e saktë. Sepse studimi nuk ka matur të gjithë kohën e daljeve publike të liderëve politikë gjatë fushatës së 25 qershorit. Në të kundërt studiuesit janë fokusuar vetëm në tematika të caktuara, që kanë të bëjnë me çështje si ekonomia, taksat, bujqësia, shëndetësia, korrupsioni, etj.

Studimi nuk ka marrë në konsideratë debatet apo mesazhet që nuk janë marrë me çështjet e lartpërmendura, dhe as gjuhën 'jashtë elektorale' që ka zënë një pjesë të mirë të fushatës. Thënë më qartë, studimi nuk ka matur sa herë janë përdorur, dhe sa kanë zgjatur në kohë, artikulime të tilla si kazani, tepsia, timoni, Skënderbeu, Ismail Qemali, flamuri, etj.

Të fundit