Flash News

KRYESORE

Basha: Rama doli më i vetmuar e më i dobët nga 30 qershori

Basha: Rama doli më i vetmuar e më i dobët nga 30 qershori

“Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori”. Kështu deklaron kryetari i PD, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp, nga selia e Partisë Demokratike.

Sipas tij, kreu i qeverise e ka katandisur PS në një “në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh”.

Basha shton se Partia Demokratike do të sjellë ndryshime, duke dëgjuar zërin e qytetarëve.

Statusi i plotë:

Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. 30 qershori  zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para.

Ca për para krimi, ca për para tenderash dhe koncesionesh, ca për paratë e rrogës. Edi Rama e ka katandisur Partinë Socialiste në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh. Përballë saj qendrojmë ne si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave.

Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspiratë për Europën. Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karriken. Qendrimi juaj më 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim. Me qëndrimin tuaj, ju e bëtë të pashmangshëm ndryshimin.

Kjo është tashmë sfida jonë. Ne, Partia Demokratike e gjithë opozita e bashkuar, bashke me ju duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin që ju doni.

Të fundit