Flash News

KRYESORE

Basha: Rama kërkon më kot grupe armiqsore në senatin amerikan. Kemi mbështetjen e tyre

Basha: Rama kërkon më kot grupe armiqsore në senatin amerikan.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, foli pak minuta më parë nga “çadra e lirisë”, ku tha se qeveria po manipulon e faktet dhe po dizinformon qytetarët dhe ndërkombëtarët në lidhje me paratë e drogës.

Ai tha se, “sado të manipulojnë dhe të dizinformojnë me milionat e drogës, prapëseprapë nuk e ndalin dot lumin e shpresës që buron nga ky shesh i Shqipërisë”.

Gjithashtu, Basha foli edhe për mbështetjen që ndërkombëtarët i japin çdo ditë kauzës së opozitës, pavarësisht mashtrimeve dhe shpifjeve të qeverisë Rama. “Ky me çapaçulët kërkon të gjejë grupe armiqsore në senatin amerikan. Por nuk e ndalin dot mbështetjen që kemi marrë nga SHBA dhe Europa për kazuën tonë, për zgjedhje të lira nga krimi dhe nga korrupsioni. Shqiptarët e kanë marrë vendimin, shumica nuk do kthehet mbrapsht, pakica i ka orët e numëruara”, tha Basha.

Të fundit