Flash News

KRYESORE

Basha: Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin, i njëjti skenar po zbatohet edhe për Shullazin

Basha: Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të marrë nga kryeprokuroria Arta Marku për të transferuar në Pogradec prokurorin i cili po heton dosjen Tahiri.

Basha thotë se ashtu sikundër PD e kishte paralajmëruar sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes së tij.

Kreu i opozitës thekson se i njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar edhe Shullazin teksa shton se drejtësia ka mbaruar dhe krimi po triumfon.

“Siç e kemi paralajmëruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon”, shkruan Basha në rrjetin social  Tëitter.

Të fundit