Flash News

KRYESORE

Basha: Rama-Tahiri-Xhafa e kanë mbushur policinë me trafikantë droge

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama, minsitrin e Brendshëm Xhafaj dhe ish-ministrin Tahiri, se e kanë mbushur policinë e Shtetit me persona që janë marr me trafik droge.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

RAMA-TAHIRI-XHAFA E KANË MBUSHUR POLICINË ME TRAFIKANTË DROGE

Burime të sigurta informojnë se:

“Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT.”

Të fundit