Flash News

KRYESORE

Basha: Ramavirusi infektoi dhjetëra nëna e vajza me Covid-19 duke hapur fasoneritë, po mbyll mediat për të mbytur zërat kritikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se Rama vuri në rrezik jetën e dhjetra vajzave dhe nënave duke i infektuar me koronavirus pasi hapi fasoneritë.

Ndërkohë Basha merr shembull rastet e gjobitjes së dy gazetarëve në Ora News, teksa shkruan Rama mbyt zërat kritikë duke gjobitur dhe mbyllur, si në rastin e gazetarëve të Orës.

As Basha nuk i ka shpëtuar gjobave për masën e distancimit social pasi vetëm dje u gjobit dy herë, në Durrës dhe tek Teatri.

Reagimi i Bashës:

RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë

Të fundit