Flash News

KRYESORE

Basha Ramës: Shkarko Ruçin e Xhafën. Arresto funksionarët e policisë për drogën, me kapiten Tahirin! E bën dot?

Basha Ramës:  Shkarko Ruçin e Xhafën. Arresto funksionarët

Përkundër deklaratës për bashkëpunim të kryeministrit Rama, me tone të ashpra dhe kërkesa të prera, kryedemokrati Basha, nga foltorja e Kuvendit i tha troç Ramës se nuk ka asgjë degë ulliri për paqe mes tyre: “Asgjë nuk na bashkon, unë e di që shqiptarët ikin nga ky vend prej mjerimit që ti thellove, prej pasigurisë që ti krijove, nga sytë këmbët, nga republika jote e krimit dhe drogës. Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh, ajo që ti tund këtu është një degë e tharë e kanabisit që ka bllokuar integrimin shkatërruar ekonominë dhe asgjësuar shtetin ligjor”- tha Basha.

Ai i tha se bashkëpunimi mes tyre është i pamundur. “Është shumë e vështirë, ndoshta e pamundur se duhet të bëhesh ai që nuk je, të lësh krimin e të përqafosh vlerat, ta nisësh me shkarkimin e Ruçit për të shpëtuar imazhin e diskretituar të vendit, arresto vëllanë e Fatmir Xhafës dorëzoja INTERPOL-it, shkarko Fatmir Xhafën për lidhjet e tij të njohura botërisht me krimin. Arresto funksionarët e policisë për drogën, me kapiten Tahirin, rikthe në burg banditët që lirove për zgjedhjet, i bën dot ti këto? Nëse jo cfarë ka ndryshuar pas 25 qershorit, asgjë e re. Avazi i vjetër vazhdon me tepsi të re, këtë radhe e kë të gjithë për vete me dy garuzhdet Ahemtaj dhe Gjiknurin dhe disa ministra si peceta për të fshirë”- tha ai.

"Ishe ti dhe partia jotë që për interesin personal punuat kundër NATOs. Ti, zbarkove në bulevard për të penguar liberalizimin e vizave. Tani je prap ti që prej drogës dhe krimit po rrezikon kthimin e vizave dh eke bllokuar integrimin. Sic e shikon asgjë nuk na bashkon. Unë besoj tek vota e lirë, unë besoj se kriminelët e kanë vendin në burg, ti i liron para zgjedhjeve.

E ardhmja e Shqiëprisë nuk ka qenë kurrë më në pikëpyetje se sot, e ardhmja e tyre na ndan dhe nuk na bashkon. Ne nuk jemi konkurente. Ti ke zgjedhur aleancën me krimin. Në këtë betejë unë dhe PD jemi me njerëzit, ne jemi kundër teje, ne do të luftojmë kundër teje. Unë nuk kam zgjedhur të jem këtu për të ardhemen e familjes time. Sa më të pasur të bëhen politikanët aq më të varfër do të jenë shqiptarët.

Zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshje. Aleanca e pandërprere e Rama 1 me krimin e vranë marrëveshjen dhe rikonfirmuan problemin e shqipërisë, vjedhjen e votës për hir të pushtit personal të Ramës.

Në do të luftojmë për kauzën tonë që ti kthejmë pushtetin njerëzve.

PD dhe unë të vendosur luftuam për këtë sëmundje, që Rama 2 e pranoi këtë ndër dhëmëbë dje në këtë foltore nuk është shfajsim.

Rama 1 e mbushi vendin me drogë, e mbushi parlamentin me kriminelë dhe as kjo nuk mbulohet. Rama 1 varfëroi dhe më pas njollosi shqiptarët dhe as kjo nuk mbulohet nga askush.

PD do të jetë opozita ballore pa kompromis ndaj kësaj opozite ilegjitime. Ne do tja kthejmë pushtetin qytetarëve.

Kjo mazhorancë fiktive sot kërkon të lahet dhe shpëlahet nga këto, në fakt e kundërta vërtetohet cdo ditë. Në do të luftojmë për kauzën tonë që ti kthejmë pushtetin njerëzve.

Beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është jetike.

Ky parlament nuk shpreh vullnetin e qytetarëve, por vjedhjen e vullnetit të tyre."

Të fundit