Flash News

KRYESORE

Basha reagon pas dorëheqjes së Haradinajt: Akti i një njeriu që ve atdheun mbi gjithçka

Basha reagon pas dorëheqjes së Haradinajt: Akti i një njeriu

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se dorëhqja e tij tregon aktin e një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka.

“Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”-shkruan Basha.

 

Postimi i plotë:

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka.

Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane.

Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!

Ramush Haradinaj dha sot dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, pasi është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.

 

Të fundit