Flash News

KRYESORE

Basha reagon për masakrën e Selenicës: Sot është ditë zie; të reflektojmë për pasigurinë që shtohet çdo ditë

Basha reagon për masakrën e Selenicës: Sot është

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për masakrën e Selenicës duke shprehur ngushëllime për familjarët e 8 viktimave. Basha thekson se sot është ditë zie për të gjithë vendin, por edhe ditë reflektimi për pasigurinë që po shtohet çdo ditë.

“Vrasja mizore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë 2 femijë, ka tronditur të madh e të vogël. Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e te ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve. Sot është ditë zie për Vlorën dhe vendin por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë”, shprehet Basha.

Ritvan Zykaj i mori jetën dje tetë të afërmve të tij, pasi siç pretendon, e kishin akuzuar për vjedhje.

Vendi i tronditur nga vrasja e tetëfishtë për 8 pula, Edi Rama mesazh në ‘FB’: Ju uroj një fundjavë të qetë; kemi rritje ekonomike

Të fundit