Flash News

KRYESORE

Basha reagon për rastin e Manjola Cakonit: Rama një burracak që kërcënon t'u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar

Basha reagon për rastin e Manjola Cakonit: Rama një burracak që

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas denoncimit të Manjola Cakonit, e cila tha se i ishte bërë presion nga kryeministri Rama pas dëshmisë së saj në media se ishte lënë në harresë nga qeveria dhe djali i saj ishte përdorur vetëm për propagandë. Ajo humbi bashkëshortin dhe vajzën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Basha e ka konsideruar si një akt të një burracaku që i kërcënon t'u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar, veprimin e kryeministrit Rama, i cili e kishte marrë në telefon Manjolën.

Kryedemokrati e quan kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare, vetëm pse ajo denoncoi shkeljen e premtimit dhe braktisjen e saj.

Reagimi i plotë:

Teatri mizor me jetën dhe hallet e qytetarëve duhet të marrë fund.

Historia e Manjolës dhe Alesios tronditi mbarë opinionin publik. Një tragjedi e madhe, dhimbje e pashërueshme që do të mbetet gjithmonë e pranishme në jetën e tyre.

Detyra e një qeverie normale është të lehtësojë pasojat materiale për Manjolën, Alesion por dhe për mijëra persona të tjerë, që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por kjo që dëgjuam, kërcënimi i një zonje të mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve. Është akti i një burracaku që i kërcënon t'u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar.

Është kriminale që fatkeqësia e bashkëqytetarëve tanë, në fillim u përdor për propagandë e më pas u harrua. Është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare, vetëm pse ajo denoncoi shkeljen e premtimit dhe braktisjen e saj.

Fatkeqësisht, Manjola është vetëm një ndër mijëra gra të tjera që sot nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre dhe që jetojnë në çadra e kushte tejet të vështira.

Historia e saj është dëshmi ngjethëse e humbjes së çdo ndjeshmërie njerëzore dhe çdo përgjegjësie ndaj njerëzve nga ai që i përdor qytetaret për propagandë e më pas i braktis në mjerimin e tyre.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1461705870839717/?sfnsn=mo&extid=Gij0QpnkIho5i2SP&d=n&vh=e

Të fundit