Flash News

KRYESORE

Basha reagon për shembjen e Teatrit: Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë tonë

Basha reagon për shembjen e Teatrit: Rama i vuri kazmën themeleve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shembjes së Teatrit Kombëtar mëngjesin e sotëm. Në një reagim në twitter, Basha shkruan se Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë dhe pa largimin e tij nuk do të ketë mirëqenie për qytetarët.

“Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë!

Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend,varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve,hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këte vend nuk do ketë as ligj,as demokraci,as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit.”, shkruan Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1261933240362905600?s=21

Të fundit