Flash News

KRYESORE

Basha reagon për vdekjen e Bush: Shqiptarët do t’i jenë përjetë mirënjohës

Basha reagon për vdekjen e Bush: Shqiptarët do t’i jenë

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush. Basha shprehet se shqiptarët do t’i jenë përjetë mirënjohës ish-presidentit Bush për mbështetjen vendimtare për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e ish Presidentit të SHBA George HW Bush. Shqiptarët do ti jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë. Mendimet e lutjet e mija janë me familjen Bush dhe popullin amerikan. U prehtë në paqe”, shkruan kreu i PD-së në ‘Twitter’.

Më herët ishte presidenti Ilir Meta që shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan.

George H.W. Bush u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare.

Të fundit