Flash News

KRYESORE

Basha refuzon dialogun me Ramën: Vendi është në emergjencë kombëtare

Basha refuzon dialogun me Ramën: Vendi është në

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet i prerë se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën, dhe pse kryeministri i kërkon që të flasin.

“Ça do me thënë nuk dialogoni? Me kë do dialogojmë, me Rrahjen, me Çyrben apo me Vangjush Dakon?  A mund të vazhdohet më kështu me një qeveri që është kapur duke vjedhur votat, me një qeveri e kapur duke vjedhur paratë?...”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Më tej ai u shpreh se Populli ka folur qartë dhe se Opozita i është përgjigjur kërkesës popullore për një ndryshim në qeveri.

“Vendi është në emergjencë kombëtare dhe ka nevojë për një zgjidhje që t’i shërbejë interesave kombëtare jo për një tango që të mbajë akoma në pushtet një grup politikanësh të korruptuar”, u shpreh kryedemokrati ndërsa bëri thirrje për bashkim kombëtar me 16 mars.

Të fundit