Flash News

KRYESORE

Basha rendit efektet që do të ketë vendosja e TVSH-së te bizneset e vogla: Thirrje Ramës

Basha rendit efektet që do të ketë vendosja e TVSH-së te

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për median ditën e sotme ka  renditur një sërë efektesh që do të ketë vendosja e TVSH-së te bizneset e vogla.

Sipas Bashës, vënia e TVSH-së fuqizon oligarkët, rrit papunësinë si dhe çmimet. Ai shprehet i bindur se opozita do të luftojë deri në fund përballë krimit.

“Lufta kundër informaliteteit nuk bëhet duke i vënë taksa biznesit të vogël.  Pse ekspertët e tij dhe FMN janë shprehur kundër vënies së TVSH-së për  bizneset e vogla? Futja e biznesit të vogël në TVSH do të rrisë çmimet dhe do shkaktojë papunësi dhe arka e shtetit do të ketë më pak të ardhura. Thirrja ime për Ramën është të heqë dorë nga retorika, të pranojë propozimin e opozitës që do të dokumentohet shumë shpejtë dhe të heqë dorë nga paniku i tij nga një grupi qytetarësh, FMN-së,  opozitës dhe ekspertët të cilët janë kundër TVSH-së , ” u shpreh ndër të tjera Basha. 

Të fundit