Flash News

KRYESORE

Basha replika me gazetarët: Po i bëni fresk Veliajt. Rama ju thotë mbylleni gojën, unë po kërkoj të hapni edhe sytë

Basha replika me gazetarët: Po i bëni fresk Veliajt. Rama ju

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka kritikuar fshehjen që mediat po i bëjnë prej ditësh protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’. Basha ka akuzuar gazetarët se nuk pasqyrojnë problematikat, por i bëjnë fresk kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Gazetarët e kronikës të shkojnë atje dhe të mos i bëjnë freks Erion Veliajt, por të shkojnë të raportojnë”, deklaroi Basha në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News.

Ky qëndrim i Bashës u kritikua nga gazetarët dhe analistët në studio, Artur Zheji, Denis Dyrnjaja dhe Ervis Iljazaj, të cilët e konsideron të njëjtë me kritikat e kryeministrit Edi Rama për median.

Unë po u them të kundërtën, replikoi Basha, ai (Rama) ju thotë mbyllni gojën, unë po u them hapni gojën edhe sytë.

Të fundit