Flash News

KRYESORE

Basha rikthen në PD Bujar Nishanin; kandidatët për postet e sekretarëve dhe komisioneve në selinë blu

Basha rikthen në PD Bujar Nishanin; kandidatët për postet e

Lulzim Basha ka bërë të ditur emrat që do t’i propozojë ditën e nesërme Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, sa i takon drejtuesve të rinj të Sekretariateve.

Për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, i njohur ndryshe si numri dy i partisë, Basha propozoi dy emra, Gazmend Bardhin dhe Dorjan Telitin.

Në strukturat e PD-së, Basha ka rikthyer edhe ish-Presidentin Bujar Nishani, emrin e të cilit tha se do ja propozojë për kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Emrat e propozuar nga Lulzim Bashës

Sekretari i Përgjithshëm

Gazmend Bardhi dhe Dorjan Teliti

Sekretari për Çështjet ligjore

Çlirim Gjata dhe Marinela Ziu

Sekretari Organizativ

Sait Dollapi dhe Lulzim Omuri

Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Ivi Kaso dhe Dorian Gjonmarkaj

Sekretar për Burimet Njerëzore

Ervin Minarolli dhe Minushe Lazaj

 

Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar

Edi Paloka dhe Edmond Spaho dy nënkryetarët

Halim Kosova, kryetar të komisionit të Integritetit dhe Etikës,;

Jemin Ngjanën, kryetar të komisionit zgjedhor;

Arben Ristani, kryetar i Komisionit të Apelimit dhe

Alfred Rushaj, kryetar të Bordit Financiar të Partisë Demokratike

 

 

 

 

 

Të fundit