Flash News

KRYESORE

Basha risjell takimin me George W. Bush 10 vite më parë; Çfarë i tha në atë kohë presidenti i SHBA?

Basha risjell takimin me George W. Bush 10 vite më parë;

Përmes një statusi në Facebook kreu i PD-së Lulzim Basha riktheu në kohë takimin që pati 10 vite më parë me ish-presidentin e asaj kohe të SHBA, George W. Bush.

Si kryeministër i Republikës së Re, Basha premtoi se do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump.

Statusi i plotë:

Sot 10 vjet më parë pata nderin të pres dhe ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së tij historike në Shqipëri, Presidentin e SHBA George W. Bush, i cili njoftoi nga Tirana vendimet se Kosova do bëhej e pavarur dhe Shqipëria do anëtarësohej në NATO. Kombi ynë i është përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si kryeministër i Republikës së Re unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump.

Të fundit