Flash News

KRYESORE

Basha rithekson qëndrimin: Jo koalicion me Edi Ramën, ndahemi nga krimi dhe kriminelët

Basha rithekson qëndrimin: Jo koalicion me Edi Ramën, ndahemi nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha  gjatë takimit me qytetarët ka listuar disa nga efektet pozitive që sipas tij do të ndikojnë në ekonomi falë programit të partisë demokratike duke ripërsëritur qëndrimin se nuk do të ketë marrëveshje me republikën e vjetër.

“Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. Jo se, e keni parë që thotë: Eshtë çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë tënden? 300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës ka sqaruar qytetarët  mbi masat konkrete të programit duke theksuar garancinë që do japë pulla fiskale.

“Vendosim këtë pullën dhe po u kap inspektor këtu do ta pijë e zeza, do të shkojë në prokurori. Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione as për pllaka, as për palma, por tek brezi i ri dhe shtresat në nevojë. Por që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë”, tha basha, duke theksuar garancinë që do japë pulla fiskale. “Ata për ndjekje penale, jo biznesi për ndjekje penale”.

Një javë para zgjedhjeve basha ftoi qytetarët që me votë të largojnë krimin nga pushteti.

“Ju shof të bashkuar, ju shoh të vendosur për atë që do të ndodhë më 25 qershor.  Ndahemi nga krimi dhe kriminelët në politikë në radhë të parë. Do të marrin fund kriminelët në politikë, s’ka për të pas më kriminelë në politikë. Ata që i rren mendja, ta dinë mirë se i kanë orët e numëruara. Vendimi është marrë. Kemi ekipin, kemi planin, kemi vendosmërinë dhe do ta cojmë deri në fund. Mos lini derë pa trokitur pa u cuar lajmin njerëzve. Republika e vjetër ka marrë fund, është marrë vendimi”.

Të fundit