Flash News

KRYESORE

Basha rrëfen çfarë i ndodhi teksa drekonte me familjen në lokalin e Tiranës: U shokova!

Basha rrëfen çfarë i ndodhi teksa drekonte me familjen në

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ditën e sotme, ka rrëfyer se çfarë i ka ndodhur në një nga lokalet e Tiranës, teksa drekonte me familjen.

Basha shprehet se 3 persona u futën në lokal duke rrëmuar faturat e bezdisur klientët teksa drekonin.

"Unë nuk i njoh, por mënyra se si u sollën ishte skandalaoze, duke numëruar faturat dhe pjatat e çdo klienti. Klientët u shqetësuan, pronarët gjithashtu. Pasi u larguan e zonja e lokalit mu afrua dhe më tha se për tre muaj ka marrë disa gjoba milionëshe. Dua të them se u shokova. Është abuzim i madh ky i tatimorëve”, tha Basha i shqetësuar, duke shtuar se abuzimi i tatimorëve ka qenë në qendër të vëmendjes së opozitës.

“Pronarja e mbylli me një pyetje retorike, 'a e imagjinon ku do kishim përfunduar po ta kishte marrë ky pushtetin më parë'”?, shtoi më tej kryetari i PD-së Lulzim Basha.  

Të fundit