Flash News

KRYESORE

Basha rrëfen momentin e vështirë gjatë fushatës për Tiranën: U paralizova për dy ditë, Aurela ishte shtatzënë…

Basha rrëfen momentin e vështirë gjatë fushatës

Lulzim Basha ka bërë një rrëfim ndryshe në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan, ku ndër të tjera ka treguar për momentin e vështirë që ka përjetuar gjatë fushatës për bashkinë e Tiranës, në vitin 2011-të.

Basha tha se vajza e dytë ka lindur në Hollandë për shkak të një komplikacioni që gruaja e tij, Aurela, pati në muajn e shtatë të shtatzënisë. Basha u shpreh se për dy ditë ka qenë i paralizuar nga kjo situatë, ndërkohë që ndodhej në mes të fushatës.

“Fatmirësisht kjo periudhë kaloi shpejt dhe Aurela nuk pati asnjë problem më pas gjatë lindjes. Por ka qenë një moment shumë i vështirë për mua”, tha kryeopozitari.

Basha theksoi se dy vajzat shohin shumë pak televizor dhe kjo për shkak se të angazhimit të tij publik.

Të fundit