Flash News

KRYESORE

Basha rrëfen vizitën e parë në Kosovë: Ka qenë ditën e ditëlindjes time, shtëpi të djegura dhe krisma armësh

Basha rrëfen vizitën e parë në Kosovë: Ka qenë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rrëfyer vizitën e tij të parë në Kosovë. Në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, Basha tregoi fillimisht se nëna e tij vjen nga një familje nga Kosova e cila u dëbua prej andej, si shumë familje ët tjera.

Sa i takon vizitës së parë në Kosovë, Basha tha se për herë të parë në Kosovë ka qenë ditën e ditëlindjes së tij, 12 qershor 1999 në kohën kur punonte si pjesë e OKB-së.

Basha rrëfeu se në territorin e Kosovës hyri pas marrëveshjes së Kumanovës së bashku me trupat e KFOR-it. Sa i takon asaj çfarë pa Basha rrëfeu se kishte shtëpi të djegura nga të cilët dilte ende tym ndërsa dëgjoheshin edhe krisma armësh.

“Po zbuloja një pjesë të atdheut, tokës të cilën mund mos ta kisha parë gjithë jetën”, u shpreh Basha.

Të fundit