Flash News

KRYESORE

Basha rrit piacën: Kriza nuk zgjidhet pa arrestimin e politikanëve të korruptuar

Basha rrit piacën: Kriza nuk zgjidhet pa arrestimin e politikanëve

Për kryetarin e PD, Lulzim Basha kriza politike kalohet pa arrestimin e politikanëve të korruptuar të lidhur me krimin e organizuar. Basha krahasoi qeverisjen e Edi Rames me ate presidentin e Turkemenistanit, Gurbanguli Berdimuhamedov dhe atë të Koresë së Veriut, Kim Jong Un që udheheqin vetem jo përmes dhunës ushtarake por diktimit të votave.

“Dalja nga kriza kalon nga dhomat e burgut për politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Dëgjoj propozime të ndryshme për të zgjidhur ngërçin politik, por barazia para ligjit është e vetmja garanci për qeverisje të mirë. Parlament ka edhe Turkmenistani, Kim Jong Un i Korese se Veriut; për demokraci betohet edhe Nikolas Maduro i Venezuelës. Diktatoret nuk kontrollojnë pushtetin vetem me dhune ushtarake, por edhe përmes vjedhjes se zgjedhjeve. Nuk ka liri demokraci dhe parlamentarizëm pa barazi para ligjit. Kjo eshte e vetmja zgjidhje. Do zgjedhim rrugën e autokracisë apo vlerave perëndimore”, deklaroi Basha, që ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës të premten pasdite në orën 20:00 para Kryeministrisë.

Të fundit