Flash News

KRYESORE

Basha: Sa do të jetë paga e mjekëve dhe intermierëve kur të vijmë në pushtet

Basha: Sa do të jetë paga e mjekëve dhe intermierëve kur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kur opozita të vijë në pushtet do të ndërmarrë disa masa në sektorin e shëndetësisë në vend, që sipas tij është në krizë të thellë.

Në aktivitetin për "sfidat dhe zgjidhjen në shëndetësi", Basha tha se me ardhjen e PD në pushtet do të rriten në 1200 Euro në muaj rrogat për mjekët dhe 700 Euro në muaj për infermierët.

“Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shëndetësor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas.

Shëndetësi falas nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer ne mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist. Arsyeja nuk qëndron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale.

Ndaj, anulimi i të ashtuquajturave koncesione do të jetë ndër prioritetet e para të qeverisjes sonë. Pagat e personelit shëndetësor do te rriten në 1200 Euro në muaj për mjekët dhe 700 Euro në muaj për infermierët”, tha Basha.

Kreu i PD tha se do të rritet edhe numri i barnave të rimbursueshme.

“Në Shqipëri do të futen vetëm barna nga vende të origjinës së sigurt, që nuk dëmtojnë shëndetin e shqiptarëve. Ata nuk do të blejnë më barna nga xhepi, nuk do të duhet te paguajnë bakshishe nën dorë”, shtoi kreu i PD.

Të fundit